Ja si do të jetë bota në vitin 2036

“Discover Magazine” ka publikuar rezultatet e një studimi të bërë nga kompania “London & Partners”.

Gjatë këtij studimi u pyetën 2 088 amerikanë, të cilët duhet të bënin parashikime për të ardhmen e botës më 2036. Shumica e pyetjeve ishin rreth evoluimit të teknologjisë dhe rolit të saj në jetën tonë.
Përgjigjet janë këto:
1. Pica juaj do të mbërrijë në vendin e kërkuar nga dronët
66 % e amerikanëve të anketuar parashikojnë se dërgimi dhe marrja e picës me dron do të konsiderohet si “normale”.
2. Makinat pa shofer do të mbizotërojnë në rrugë
60 % e amerikanëve të anketuar mendojnë se është e mundur që makinat autonome të jenë më shumë në numër se ato “të rregullta”.
3. “Biohacking” do të zhvillohet akoma më shumë
49 % e amerikanëve të anketuar besojnë se pajisjet e komunikimit të jenë të integruara në brendësi të trupit të njeriut.
4. Paratë fizike do të “zhduken”
69 % e amerikanëve të anketuar mendojnë se teknologjitë “cashless” (metodat elektronike të pagimit) do të zëvendësojnë plotësisht paratë fizike.
5. Një njeri i klonuar do të vijë në këtë botë
52 % e amerikanëve të anketuar mendojnë se ka shumë gjasa që qënia e parë njerëzore të ketë lindur.
6. Mjeku do ju shohë në një zyrë virtuale
65 % e amerikanëve të anketuar presin që takimet me mjekun të bëhen me anë të realitetit virtual.
7. Organet e njeriut do të prodhohen nga printerë 3D
54 % e amerikanëve të anketuar besojnë se printerët 3D do të përdoren për të prodhuar organet njerëzore.
8. Rrobat do të jenë të lidhura me internetin
58 % e amerikanëve të anketuar mendojnë se veshjet do të jenë të lidhura me internetin.
9. Robotët do të jenë sundimtarët e korporatave
39 % e amerikanëve të anketuar parashikojnë se makina e parë e inteligjencës artificiale do të shërbejë në bordin e korporatave të mëdha.
10. Njerëzit do të bëjnë udhëtime në hapësirë duke u nisur nga një aeroport
45 % e amerikanëve të anketuar besojnë se fluturimet komercialenë hapësirë mund të bëhen nga aeroportet kryesore.
11. E dashura dhe i dashuri virtual mund të bëhen një gjë e zakonshme
35 % e amerikanëve të anketuar mendojnë se është e mundur që të dashurat avatar do të jenë të zakonshme.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme