Jankuloska: Nuk ndjehem fajtore

Dëshmia në PSP e Gordana Jankuloskës, ish-ministre e punëve të brendshme të Maqedonisë, zgjati vetëm 30 minuta.

Siç bëri të ditur vet Jankuloska, ajo dhe ekipi i avokatëve kanë kërkuar shtyrje të marrjes në pyetje, për shkak se, sipas saj, nuk kanë qenë plotësuar kushtet minimale dhe ”standardet proceduro-juridike”.

Ajo ka kërkuar kohë për të shqyrtuar faktet dhe dokumentacionet mbi bazë të të cilave, Jankuloska është e akuzuar, për të ditur saktësisht se për çfarë e ngarkon akuza, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Numri një i MPB-së së mëparshme, Jankulovska tha se fesat e këtilla të PSP-së janë të përshpejtuara dhe në funksion të zgjedhjeve të parakohshme. Ajo shtoi se nuk ndjehet fajtore dhe se nuk ka kryer asnjë vepër penale gjatë punës së saj si ministre.