Japonia nis prodhimin e automjeteve fluturuese

Japonia ka filluar punimet e projektit të automjetit fluturues që planifikon ta prodhojë në vitin 2020.

Të paktën 20 kompani në mesin e të cilëve edhe Uber, Japan Airlines, Airbus, Boeing, NEC, Toyota, ANA dhe Yamatodo po përgatisin udhërrëfyesin për projektin e automjetit fluturues.

Ministria japoneze e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë për vitin e ardhshëm ka caktuar një buxhet prej 40,4 milionë dollarësh për sektorin privat për të mbështetur prodhimin e baterive me performancë, motorëve dhe pajisjeve tjera që do të përdoren tek automjeti fluturues.

Në kuadër të projektit pritet që automjeti fluturues të futet në treg në vitin 2020.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme