Java vendimtare për dialogun: PSD i bashkohet ekipit negociator, me këtë kusht! PDK mbron Hashim Thaçin!

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për ekipin negociator.

Gazeta Blic nga burime brenda Qeverisë së Kosovës ka marrë vesh se Partia Social Demokrate është pajtuar që të jetë pjesë e këtij ekipi.

Si kusht për të qenë pjesë e ekipit, partia e drejtuar nga Shpend Ahmeti e ka postin e bashkëkryesuesit të negociatave.

“PSD është pajtuar që të jetë pjesë e ekipit negociator. Ata kanë kërkuar që Shpend Ahmeti të jetë bashkëkryesues në këto negociata, bashkë me zëvendëskryeministrin Limaj”, thonë këto burime.

Ndonëse ka një pajtueshmëri ndërmjet PAN-it dhe PSD-së për ekipin negociues, partia e drejtuar nga Kadri Veseli, sipas burimeve të Gazetës Blic ka hezitime sa i përket platformës.

“PDK po bën pengesa sa i përket platformës së negociatave. Sidomos tek çështja e presidentit Thaçi në raport me bisedimet me Serbinë”, thonë burime të Gazetës Blic.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, nëse PDK nuk do të bëjë pengesa në çështjen e platformës, gjate javës së ardhshme do të votohet në Kuvend ekipi negociues, bashkë me platformën e këtij ekipi.

Për arritjen e marrëveshjes me PSD-në, ka folur edhe vet zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh i emëruar si kryengeociator Fatmir Limaj.

Ai ka pohuar se takime dhe bisedime ka pasur edhe PSD e edhe me Alternativën.

Në një intervistë dhënë për emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin”Limaj ka treguar se janë duke biseduar me në mënyrë intensive me këto dy parti politike, dhe ka shtuar se beson që do të kenë rezultate pozitive.

“Me të thanë të drejtën, në bisedime kemi qenë edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dorën në zemër, përveç me vështirësitë që kemi pasur me VV-në (Vetëvendosjen), të ndërtojmë komunikimin për t’u ulë e për të bisedu, me të tjerët kemi biseduar me të gjithë.
Edhe kemi filluar takime e konsultime me të gjitha grupet. Ajo që unë e kam parë, deri më tani vonesat janë shkaku se ka shumë kalkulime partiake, elektorale, ka edhe shumë mosbesim nga e kaluara.
Jemi duke biseduar në mënyrë intensive, unë besoj që do të kemi rezultate pozitive.

E vetë Shpend Ahmeti ditë më parë ka thënë se s’ka dialog me Serbinë pa opozitën dhe shumicën e kualifikuar parlamentare.

Ai ka insistuar se pushteti nuk mund ta shpërfill opozitën në këtë proces.

Nuk ka dialog të Kosovës me Serbinë pa opozitën dhe pa shumicën e kualifikuar parlamentare. Dialogu për marrëveshje që pretendon me qenë finale me Serbinë është sot mbi gjithash përgjegjësi. E pushtetit për ta përfillur opozitën. E opozitës për të qëndruar e bashkuar”, thuhet në postimin e liderit të PSD-së.

Krerët e vendit, si duket nuk po arrijnë ta krijojnë konsesus për dialog, në fazën më të rëndësishme të këtij procesi.

Përplasjet mes tyre rreth dialogut janë bërë publike shpeshherë.

Dje në një deklaratë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se nëse rrëzohet Qeveria e tij, bashkë me të do bien edhe presidenti Hashim Thaçi e edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Ramush Haradinaj thotë se është gati që të rrëzojë qeverinë që e udhëheqë nëse bashkë me të shkon në shtëpi edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Po shkojmë të gjithë në paket, po shkojmë edhe unë edhe kryeparlamentari edhe presidenti, edhe po e çlirojmë Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

/GazetaBlic/

Këtu e gjeni deklarimin e Fatmir Limajt për bisedimet me PSD dhe Alternativen

Lini Një Koment