Jep dorëheqje zv.ministri Beka: Valdrin Lluka nuk po e zbaton plan-programin e AKR-së

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë, duke thënë se nuk është i interesuar të qendroj në këtë pozitë me këtë dinamikë të punëve.

Beka, i cili vjen nga AKR-ja, thotë se pozita e zëvendësministrit është zhvlerësuar shumë, duke u kthyer vetëm në çështje të marrjes së një rroge dhe mos kryerje të punëve.

“Po, mund t’ua konfirmoj se sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të MZHE-së. Kryeministri Haradinaj na ka ftuar kohë më parë në takim për të raportuar në lidhje punët që po i kryejmë, por ky takim ka qenë formal dhe nuk dhënë kurrëfarë rezultatesh. Nuk jam i interesuar të punoj me këtë dinamik të qeverisjes së ministrit Lluka, e cila po diktohet nga partitë e tjera, por vetëm nga AKR-ja jo. Pra, nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, tha Beka për Gazetën Blic.

Ai thotë se nuk është bërë zëvendësministër për benefite, por për të punuar në të mirën e qytetarëve, e në veçanti në të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.

Atij i ishte besuar pozita e zëvndësministrit në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeverisës rreth tetë muaj më parë.

Ndryshe, Besnik Beka nga viti 2014 deri 2015 ka qenë drejtor i Drejtorisë së Prokurimit në komunën e Mitrovicës, ndërsa nga viti 2015 deri 2017 ka qenë drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë. Beka në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë bartës i listës së asambleistëve të AKR-së në Mitrovicë dhe Shef i Shtabit Zgjedhor të Agim Bahtirit, në garën për kryetar të Mitrovicës./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme