Jeremiq akuza ndaj Vucicit, thotë se do ta shkarkojë nëse bëhet President

Serbia gjendet në udhëkryq, deklaroi Vuk Jeremiq, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar, që në këto zgjedhje, sipas tij, do të jetë rasti vendimtar që Serbia të dalë prej gjendjes në të cilën ndodhet.

Ai, ndër të tjera, kritikoi pushtetarët e tanishëm të Serbisë, të cilët vetëm sa po e personalizojnë politikën dhe po e cementojnë raportin parti-shtet, njofton Politika.

Jeremiq, ndër të tjera, ka premtuar se në rast se do ta fitojë garën për kryetar  do ta shkarkojë Aleksandër Vuçiqin nga posti i Sekretari të Këshillit për Siguri Nacionale.