Jeremiq: Thaçi e Vuçiqi – takim sekret në Romë

Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka thënë se presidentët serbë e kosovarë kanë vazhduar takimet sekrete sy më sy.

Lideri opozitar serb e ka pyetur Vuçiqin nëse është takuar me Thaçin, më 4 nëntor në Romë.

Gjithashtu, e ka pyetur nëse në këtë takim janë pajtuar që t’u vihet taksë mallrave serbe, si mënyrë që kundërshtarët e përcaktimit të kufijve të zbuten, transmeton KTV.

Jeremiqi qysh në fillim të vitit kishte alarmuar për takime sekrete Vuçiq – Thaçi.

Përndryshe, në faqen në internet të Presidencës dhe në llogarinë e tij në Twitter, nuk ka pasur asnjë lajm për aktivitetet e Presidentit prej datave 31 tetor kur Thaçi ishte në Bjellorusi e deri më 6 nëntor, kur ai e takoi kancelarin austriak, Sebastian Kurz në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme