Jeta në Obiliq po bëhet e rëndë për shkak të ndotjes

Banorët e Obiliqit prej vitit 1962, bashkëjetojnë me dy ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë, të cilët nga viti në vit po ua rëndojnë gjendjen.

Shaip Bllaca, shtëpia e të cilit e ndan vetëm rruga nga Termocentrali A, tregon se ndotja po shkon duke u rënduar, raporton KTV.

Të pakënaqur për vite me radhë, banorët e Obiliqit besojnë se zërin e tyre nuk e ka dëgjuar askush.

Për shkak të kësaj situate, në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare për çdo vit ka rritje rasteve të personave të prekur me sëmundje të ndryshme.

Për përmirësimin e situatës me ndotjen, Drejtoria e Ambientit e kësaj komune ka arritur të ketë vetëm 100 mijë euro.

Drejtuesit e saj ankohen se filtrat e rinj të vendosur në “Kosovën A” nuk kanë efekt.

Berisha ankohet se gjatë këtyre viteve nuk kanë pasur as përkrahje me investime nga ministria dhe KEK-u.

Mirëpo, këto konstatime i mohojnë në Ministrinë e Ambientit dhe në KEK.

E në anën tjetër, matjet e bëra nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, tregojnë se çdo muaj ka tejkalime të normave të lejuara të ndotjes.

Si shpresë për përmirësimin e situatës me ndotje në këtë komunë ka qenë miratimi i Ligjit për Obiliqin në nëntorin e 2016-s, mirëpo, deri tash, ky ligj nuk po zbatohet.

© KOHA.