Jim Memeti, kryebashkiaku shqiptar në Australi

Jim Memeti, kryetar i Bashkisë së “City of Greater Dandenong”, në Melbourne të Australisë është një shqiptar që drejton një qytet multikultural, ku qytetarë nga 150 kombësi të ndryshme jetojnë në harmoni.

Memeti u takua me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili thekson se, pati kënaqësinë të takoj patriotin shqiptar me origjinë nga Manastiri, Jim Memeti, kryetar i Bashkisë së “City of Greater Dandenong”, në Melbourne të Australisë.

“Duhet të jemi krenarë që Memeti drejton denjësisht një qytet kaq multikultural, ku qytetarë nga 150 kombësi të ndryshme jetojnë në harmoni. Jim Mehmeti është një shembull frymëzimi për mbi 25 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Australi, të cilët ruajnë me dashuri gjuhën, kulturën dhe traditat e të parëve të tyre”, thekson Presidenti Meta.

Lini Një Koment