Joe Biden reagon pas akuzave për ngacmim seksual

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Ameirkës, Joe Biden, i është përgjigjur akuzave për sjellje jo adekuate, pasi që ai thuhet të ketë puthur një grua nga prapa gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2014, në shtetin e Nevadas, shkruan NPR.

“Në shumë vite të jetës publike dhe vijimit të shumë fushatave, unë kam ofruar shtrëngime të duarve të panumërta, përqafime, shfaqje afërsie, mbështetje dhe ngushëllime. Dhe, asnjëherë, kurrë, nuk besoj që jam sjellë në një mënyrë të papërshtatshme”, ka deklaruar Biden.

“Nëse thuhet se ashtu kam vepruar, unë do të dëgjoj në mënyrë të respektueshme. Por s’ka qenë kurrë qëllimi im”, tha Biden në një deklaratë, që u postua në Twitter nga një zëdhënës i tij, përcjell Gazeta Express.

Deklaratat e Biden vijnë dy ditë pasi Lucy Flores, e cila po garonte atëkohë për zëvendësguvernatore, akuzoi Bidenin për ngacmim.

Deklarata është reagimi zyrtar i Bidenit për akuzat. /Express/

View image on Twitter

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme