Joe Biden “shuplakë” Maqedonisë

Autor: Flakron Bexheti

PUSHTETI PO E BËN MAQEDONINË DESTINACION TË PADËSHIRUESHËM RAJONAL?

Vizita e fundit e zv presidentit Amerikan Joe Biden në Sërbi dhe Kosovë, u cilësua historike për ty vendet. Zëvendës Presidenti Amerikan Joe Biden është njeriu kryesor në administratën e Presidentit Barack Obama për çështjen e Ballkanit , respektivisht për të kontribuar ne zgjedhjen e kontesteve politike në Maqedoni, Kosovë , Sërbi, Bonsje e Hercegovinë. Vizita në Sërbi dhe Kosovë ishte një përpjekje për të nxitur përparim në drejtim të Marëveshjes së Brukselit dhe për afrimin e marrëdhënieve mes shtetit të Sërbisë dhe të Kosovës. Si element tjeter i rëndësishëm ishte poashtu diskutimi në agjendën e zv presidentit Biden ishte stabiliteti rajonal, me theks të vecantë lufta ndaj terrorizmit.

Megjithate Maqedonia, nuk e kishte fatin e Sërbisë dhe Kosovës të jetë nikoqir i zv presidentit Amerikan. Edhe pse ndikimi politik i SHBA ka qenë gjithmonë evident ndaj Maqedonisë në zhvillimin politik dhe integrues, si duket Maqedonia nuk është edhe ndonje vend aq i dëshirueshëm për zyrtarët ndërkombëtar për ta vizituar ate.

Në Maqedoni nuk mbahet mend vitet e fundit ndonje vizitë e Kryetarëve të Shtetit, në përjashtim të zyrtarëve të BE dhe të Amerikës të cilët shpeshherë kanë qenë më destinim të përcaktuar për të kontribuar në zgjedhjen e ngërcit politik që u paraqit si pasojë e publikimeve të përgjimeve, si dhe për ta ndihmuar Maqedoninë të integrohet në strukturat Euro-Atlantike. Poshtu nuk mbahet mend ndonje vizitë zyrtare e Presidentit të RM dhe Kryeministrit në ndonjë shtet të vendeve të BE. Tragjedia më e madhe është edh mos funksionimi i marrëdhënieve bilaterale mes shteteve fqinje, që është një ndër parakushtet që i obligon Samiti i Selanikut ( I nënshkruar me vitin 2003 nga vendet e Ballkanit perëndimor) për tu integruar në BE.

Të gjithë jemi dëshmitar të një politike vetëizoluese në raport me shtetet fqinjë. Zyrtarët Maqedonas qoftë Presidenti apo Kryeministri viteve të fundit nuk ka patur asnjë vizitë, me zyrtarët e vendeve fqinjë as më ato të Greqisë, Bullgarisë, Sërbisë, Shqipërisë dhe Kosoves. Përkundrazi është treguar mjaft e rezervuar me dy të fundit, edhe pse në aspektin politik, nuk ka patur konteste të hapura politike. Pra nësë e analizojmë politikën e jashtme të Maqedonisë, konstatojmë për një devijim total nga diskursi I përforcimit të marrëdhënieve bilateral me fqinjët, si dhe nje ngecje në aspektin e integrimit.

Kjo politikë e pushtetit aktual, më një mbyllje hermetike ndaj vetë shteteve të rajonit, gjithsesi jep vështerësi dhe rrezikon aspiratat e qytetarëve të Maqedonisë që janë mjaft të interesuar që politika ta integrojë vendin sa më parë përkrah vendeve të BE.

Nacionalizmi i theksuar maqedonas, krijimi i një identititeti të rrejshëm, korrupcioni masiv, marrëdhëniet e brishta ndëretnike, mungesa e gadishmërisë për të zgjedhur kontestin historik me emrin me Greqinë, aspekti i sigurisë, mos përmbushjadhe mos plotësimi i detyrimeve që kanë të bëjnë me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, e më vonë, zhagitja e implementimit të detyrimeve të dala nga Marrëveshja e Përzhinos, të gjitha këto po e bëjne politikën dhe vendin të pa perspektive për qytetarët e saj. Kjo politikë destruktive dhe vetëizoluese e ka bërë Maqedonië të padëshiruar për shumë Kryetar Shtetesh, por edhe zyrtar të SHBA dhe BE të cilët shpeshherë kanë kontribuar dhe kanë ndërmjetësuar për zgjedhjen e kontesteve politike në Maqedoni, por me të drejtë ata janë dëshpruar nga mos implementimi i shpejtë në praktikë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme