Joviq: Normalizimi me Kosovën s’është i mundur derisa nëpër Prishtinë shëtisin njerëz jonormalë

Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën Damjan Joviq ka deklaruar se në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës është arritur rezultat domethënës për shkak se që nga fillimi i dialogut nuk ka pasur dhunë të madhe etnike dhe trazira në Kosovë, transmeton Koha.net.

„Por nuk ia kem ia dalë të realizojmë normalizim thelbësor të marrëdhënieve të dy popujve. Këtu ekzistojnë shumë arsye, e një pjesë e përgjegjësisë qëndron edhe te ndërmjetës, përkatësisht në BE“, ka vlerësuar Joviq në konferencën „Ballkani Perëndimor në udhëkryqin gjeopolitik – ndërmjet problemeve të brendshme dhe integrimeve europiane“, të cilën e ka përgatitur Qendra për politikë të jashtme në Beograd.

„Normalizimi nuk është i mundshëm në kushtet derisa njerëzit jonormalë shëtisin nëpër rrugët e Prishtinës e të qyteteve të tjera”, ka thënë Joviq duke shtuar se nuk dëshiron t’i përgjithësojë gjërat dhe të ofendojë popullin, por nuk mund t’i përcaktojë ndryshe njerëzit që janë përgjegjës për vrasjen e fshatarëve, fëmijëve, ndezjen e manastireve dhe dëbimin e njerëzve. Grupi i njerëzve të padënuar që kanë bërë krime, nuk është një gjendje ta kuptojë normalizimin e marrëdhënieve”, citon beta të ketë thënë Joviq.

Sipas tij, ndikimi i BE-së në Kosovë krahasim me SHBA-në është minor.

„Kosova në kuptimin politik në realitet është protektorat i SHBA-së”, ka deklaruar ai.

Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike ka tërhequr vërejtjen se ka ngecje të dialogut dhe se është larg nga normalizimi i shoqërisë

„Duhet gjetur zgjidhje që nuk do të jetë përfundimtare, por që brenda një kohë do të mundësojë që marrëdhëniet të normalizohen më tej”, ka thënë Janjiq.

A ka theksuar se asnjë pushtet deri më tash s’e ka bërë planin për negociata mbi kapitullin 35 dhe as që e ka përcaktuar kornizën e normalizimit të marrëdhënieve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme