Juventusi, skuadra më rekordin më unik në Evropë këtë vit

Juventus janë skuadra e vetme në pesë ligat kryesore  të futbollit në Evropë që nuk dinë për humbje në udhëtim në të gjitha garat.

Bianconerët konsiderohen favoritë për të mbrojtur titullin në Serie A edhe këtë vit, të forcuar edhe më shumë tashmë me transferimin e Cristiano Ronaldos.

Skuadra e Massimiliano Allegrit sot me fillim nga ora 18:00 luan në Firence ndaj Fiorentinës.

Në këtë ndeshje, bardhezinjtë do të tentojnë të ruajnë rekordin e lakmueshëm dhe unik të tyre, si skuadra e vetme që nuk ka pësuar humbje përgjatë një viti kalendarik.

Nëse Juventusi arrin të përmbyll vitin 2018 pa asnjë humbje, do të jetë hera e parë në histori të klubit që e arrin këtë gjë

Lini Një Koment