Kadaj-Bujupi rikthehet në “folenë” e AAK-së

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi i është rikthyer sërish partisë së vjetër, AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i AAK-së njëherësh kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj.

Kadaj-Bujupi ishte larguar nga AAK-ja në mars të vitit 2016 për shkak të parimeve siç kishte potencuar ajo. Kadaj-Bujupi kishte shërbyer në AAK për 13 vite, duke u larguar nga kjo parti ku kaloi në Vetëvendosje. Por, siç duket pas pakënaqësive të fundit në VV ajo u rikthye në  “folenë” e saj AAK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme