Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, “dy atllarë në një mullar”

Xhevdet Pozhari

Vizita e Vuçiqit në Kosovë, ndër të tjera, dëshmoi edhe ndasitë midis Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Dhe kjo nuk është hera e parë që dy udhëheqësit e PDK – së i dërgojnë njëri – tjetrit mesazhe të qarta kundërshtuese.

Veseli trashëgoi nga Thaçi një parti të tejkonsumuar në pushtet, ndërsa Thaçi është në panike të mbarimit të mandatit të tij si president. Ai nga kryesimi i PDK’së do të qëndronte larg vetëm në rast të një mandati të dytë si president.

Që të dy, Thaçi dhe Veseli, duan të jenë në krye të PDK-së, por asnjëri nuk e don PDK – në në opozitë. Sidomos jo kur partia e Fatmir Limajt është një paradhomë potenciale për elektoratin e kësaj partie.

Përvoja me ish nënkryetarin e kësaj partie dhe ish sekretarin e përgjithshëm, Limajn dhe Krasniqin, i vënë detyrimisht Thaçin dhe Veselin që të bashkërrugëtojnë politikisht, derisa njëri ta merr guximin që t’ia bëjë gropën tjetrit! Një veprim i tillë do të ishte i pashmangshëm nëse PDK nuk arrin që në qeverisjen e ardhshme të jetë në pozitë.

Andaj, jo rastësisht Ramush Haradinaj caktoi çmim të lartë për pjesëmarrje në qeveri – të bëhej kryeministër me 7% të votave. Ai jo vetëm që realizoi ambicien e tij të pakontrolluar, por njëkohësisht i dha një mundësi shtesë dhe kohë të mjaftueshme PDK’së që të gjejë zgjidhje dhe të vendos midis “dy atllarëve”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme