Kadri Veseli: Kosova nuk mund të shantazhohet nga Lista Serbe

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, deklaroi se Kosova nuk do të jetë peng e qëndrimeve të ndonjërit prej partnereve të koalicionit qeverisës.

“Koalicioni qeveritar, është partneritet me dëshirë, nuk është prej zorit. Secili e ka përgjegjësinë e vet në këtë koalicion. Sikurse partnerët tjerë edhe Lista Serbe duhet ta kujtojë se Republika e Kosovës nuk do të bie pre e asnjë shantazhi”.

Veseli shtoi se aktualisht nuk janë të shqetësuar me qëndrimet e Listës Serbe.

“Po flasim për një qëndrimi nacional ku duhet të ishim bashkërisht për mbrojtjen e kushtetueshmërise, dhe pjesa e dytë një qëndrim se cili do të jetë pozicioni i Listës Serbe”.

“Qëndrimin e Listës Serbe s’e kemi fare shqetësimi. Këtë duhet ta dijë secili. Le të bëhen bashkë me Listën Serbe dhe me kë të duan e le të bëjnë mocionin e mosbesimit. S’është relevante në këtë moment”.

Ai theksoi se në këtë moment orientimi duhet të jetë kah partneriteti me SHBA-të dhe BE-në, liberalizimi i vizave e anëtarësimi i Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme