Kadri Veseli, LDK-së: Mos t’i fërkojë duart, s’na gjenë gjë as prej Speciales

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, pas takimit koordinues për dialogun Kosovë-Serbi, tha se ky ishte takim i rregullt me ekipin negociator, pas çdo takimi që ky ekip mbanë ne Bruksel.“Ka vetëm një vendimmarrje ajo është Kosova e pavarur dhe sovrane, ajo është Kosova e pacenueshme territorialisht, ajo është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB”.Veseli pati edhe një porosi për LDK-në.

“Kam një si lloj ftese për LDK-në. Mos t’i fërkojë duart se maroj që 20 vjet. S’ka me na gjetë asgjë, as prej Gjykatës Speciale. Edhe një herë, le të bëhet gati kadal dale shkojmë në zgjedhje me reformë zgjedhjesh, se kot bën VAN, VLAN e kot po i bën”.Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti tha se në këtë takim është diskutuar për koordinimin e mesazheve që do t’i dërgojnë si Kosovë në Bruksel.“Pas takimit në Bruksel, tani kemi objektiva më të qarta. Kemi dakordim të qartë dhe s’ka më dialog teknik. Ky dialog rezulton me njohje të ndërsjellët, ndryshe, nuk ka marrëveshje”.

Ahmeti gjithashtu tha se kanë bërë kërkesë zyrtare në Presidencë për të marrë gjithë dokumentacionin nga presidenti se çka është diskutuar deri tash në Bruksel, por ende nuk kane marrë përgjigje prej këtij të fundit, ngase Presidenti Hashim Thaçi nuk ndodhet në Kosovë.

Lini Një Koment