Kadri Veseli: Respekt për UÇK-në dhe NATO-n e udhëhequr nga SHBA-të

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me rastin e ditës së çlirimit të Kosovës, ka thënë se kujton edhe sakrificën kombëtare, mijëra jetë, të burrave dhe grave të Kosovës, të flijuara për lirinë.

Ai ka thënë se përulet para tyre dhe i është falënderues përjetë sakrificës së tyre sublime.

“Respekt për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për NATO-n e udhëhequr nga SHBA-të, për të gjitha vendet demokratike, për njerëzit e mirë kudo në botë”.

“Kosova e para 20 vjetëve, Kosova e sotme, Kosova e nesërme, ka qenë dhe do të mbetet trashëgimi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të tillë do ta ruajmë përgjithmonë”.

“Për lirinë tonë. Për paqen dhe fqinjësinë e mirë. Për një botë që merr kuptim nga idealet amerikane të lirisë e dinjitetit njerëzor”.

Lini Një Koment