Kallëzim penal për 22 policë për dëbimin gjashtë gylenistëve nga Kosova

Inspektorati Policor i Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovë në lidhej me dëbimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova para 1 viti.


Prokuroria Speciale e Kosovës ka treguar se ka pranuar nga IPK kallëzimin penal ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me rastin ‘Gylenistët.

Madje Prokuroria ka thënë se janë duke intervistuar edhe të pandehurit të tjerë në lidhje me ketë rast.

Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq.

Për gjashtë shtetasit turq, Ankaraja dyshon se janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen.

Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016.

Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ashpra nga shtetet perëndimore, por edhe vetë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që pati deklaruar se nuk ishte në dijeni të këtij operacioni.

Më 28 qershor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq.

Lini Një Koment