Kameruni fiton Kupën e Afrikës

Kameruni e ka fituar Kupën e Afrikës pasi e ka mposhtur Egjiptin 2:1 në finale sonte, shkruan zeri.info.

Egjiptianët kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e 22-të, por në pjesën e dytë janë rikthyer furishëm kamerunasit.

Fillimisht rezultatin e barazoi Nicolas N’Koulou në minutën e 59-të, kurse Vincent Aboubakar ishte hero i Kamerunit, me golin e shënuar në minutën e 88-të.