Kamioni bie dhjetëra metra poshtë në rrugën e Kaçanikut

Një aksident trafiku është shkaktuar sot teksa një kamion ka dalë jashtë rrugës në Kaçanik.

Një kamion që bartte mallra ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën poshtë rrugës nga Kaçaniku për në Han të Elezit.

Kamioni ka pësuar aksident pikërisht në pjesën mes Kaçanikut dhe Han Elezit, buzë të cilës është një humnerë dhjetëra metërshe

Një lexues i Indeksonline ka dërguar fotografitë në fjalë përderisa nuk dihet lidhur me të lënduarit si pasojë e këtij rasti.

Policia akoma nuk ka dhënë ndonjë informacion për rastin, ndërkohë që në fotografi nuk shihen në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, rruga magjistrale që lidh Kosovën e Maqedoninë ka sjellur mjaft aksidente. Edhe pak kohë kjo rrugë do të shmanget, me përfundimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme