Kancelarja në ardhje e Gjermanisë: Evropa s’do ta dëgjojë as ShBA-në e as Kinën, do të bëhemi fuqi globale vetë

Evropa duhet të ndryshojë që të prosperojë në një “luftë mes sistemesh” me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, ka thënë Annegret Kramp-Karrenbauer, liderja e re e partisë gjermane në pushtet, CDU, përkthen Periskopi.

Në një intervistë për Politicon, Kramp-Karrenbauer ka bërë të ditur vizionin e saj për Bashkimin Evropian.

“Ajo çka shoh dhe ndjej është se bota po e vendos një rend të ri, gjërat e sigurta të përparshme po bien poshtë. E shoh sfidën për Evropën në vendosjen e standardeve në këtë proces,” tha ndër tjerash ajo.

Duke folur për zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të mbahen në maj të këtij viti, Kramp-Karrenbauer deklaroi se CDU-ja synon të kontribuojë në një shumicë konstruktive të forcave evropiane në legjislaturën e BE-së. Ajo ka deklaruar se mund të bashkojnë forcat me socialistët, liberalët, centristët e Macronit dhe ndoshta të gjelbrit – por jo me populistët e të majtës a të djathtës.

“Evropa nuk mund të jetë vetëm pranuese e vendimeve strategjike të të tjerëve, të Kinës apo ShBA-ve. Ne duhet të jemi të fortë vetë, dhe t’i formësojmë rregullat globale. Kjo përfshin vendime për politikat industriale dhe për teknologjitë e së ardhmes.” – ka shtuar AKK, siç njihet shkurtimisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme