Kandidati presidencial tërbon amerikanët: Puth në buzë mbesën e tij 19 vjeçare

Kandidati presidencial nga radhët e Demokratëve, Joe Biden, i dha një puthje në buzë mbesës së tij 19 vjeçare gjatë fushatës në Ajoua [Iowa] të dielën duke provokuar një reagim të ashpër në rrjetet sociale.

Ish zëvendës-presidenti hyri në eventin e organizuar në Clarke University në Dubuque duke mbajtur dorën shtrënguar me Finnegan Bidenin, të bijën e djalit të tij, Hunterit.

“Dua që t’iu njoftojë me mbesën time, Finnegan Bidenin. Arsyeja pse i kërkova Finneganit të vinte – gjyshërve gjithnjë iu lejohet që t’i turpërojnë mbesat e tyre – shkon bashkë me territorin,” tha Biden, 77 vjeçar, me dorën mbi supet e saj.

Më pas z.Biden përshkroi dallimin mes bijave dhe mbesave para turmës derisa ecte nëpër skenë para se të rikthehej te Finnegani.

“Por, mbesat jo vetëm që i duan gjyshërit e tyre por edhe i pëlqejnë ata. Dhe kjo është e mira. Falemnderit e dashur,” tha ai para se ta puthte në buzë. /Periskopi

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme