Kapet 1.5 ton drogë në Shqipëri, Rama dje paralajmëroi pastërtinë nga kanabisi

Mbi 1.5 ton drogë u kapën mbrëmë në doganën e Kapshticës në kufi me Greqinë, në dy kamionë.

Burimet bëjnë të ditur se lënda narkotike ishte e ndarë në 103 thasë me krunde, ndërsa përmes Greqisë, destinacioni final ishte Turqia.

Gjatë gjithë kohës policia ka qenë në ndjekje të dy kamionëve.

Ende nuk është bërë peshimi i lëndës narkotike, por burimet bëjnë të ditur se në kamionin e parë ishin fshehur 1 ton e 150 kg, ndërsa në kamionin e dytë rreth gjysmë ton drogë.

Ndërsa vetëm dje kryeministri i Shqipërisë dhe ministri i Brendshëm kishin konfirmuar pastërtinë e vendit nga droga.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme