Mbi 1.5 ton drogë u kapën mbrëmë në doganën e Kapshticës në kufi me Greqinë, në dy kamionë.
Burimet bëjnë të ditur se lënda narkotike ishte e ndarë në 103 thasë me krunde, ndërsa përmes Greqisë, destinacioni final ishte Turqia.
Gjatë gjithë kohës policia ka qenë në ndjekje të dy kamionëve.
Ende nuk është bërë peshimi i lëndës narkotike, por burimet bëjnë të ditur se në kamionin e parë ishin fshehur 1 ton e 150 kg, ndërsa në kamionin e dytë rreth gjysmë ton drogë.
Ndërsa vetëm dje kryeministri i Shqipërisë dhe ministri i Brendshëm kishin konfirmuar pastërtinë e vendit nga droga.