Kapet drogë 47 tableta ekstazi në festivalin e muzikës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur 2 persona drogë të llojit ekstazi dhe marijuhanë të dielën.

Ata janë kapur në Kalanë e Prizrenit, ku po mbahej një festival i muzikës, përcjellë GazetaMetro.net

“Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek njëri janë gjetur një sasi e substancave së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 9.78 gr. si dhe 40 tableta ekstazi, ndërsa tek tjetri janë gjetur shtatë tableta me ekstazi, 1.19 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dhe 665 € para të gatshme”, shkruan në njoftim.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar 48 orë në qendrën e mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme