Kapet mall i kontrabanduar nga Serbia me vlerë mijëra euro

Sasi e konsiderueshme e gomave dhe autopjesëve të ndryshme, vlera e të cilave kap shumën mijëra euro, është kapur nga doganierët kosovarë sot rreth orës 14:00 në kufirin e Bërnjakut afër Zubin Potokut.

Malli ishte me origjinë nga Serbia dhe po transportohej me një maune “Scania” me targa RO – SEF – 12 nga Mali i Zi.

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se një person nga Rozhaja e Malit të Zi është ndaluar nga Policia e Kosovës, ndërsa mauna me mall është dërguar në Doganë.

Lini Një Koment