Kapiteni i FSK-së shpallet më i miri në ShBA

Oficeri i FSK-së, kapiteni Fatmir Lami, pjesëtar i Batalionit të Logjistikës në BMO-së është shpallur më i miri në Kursin e Karrierës për Kapiten për Logjistikë, në Universitetin Ushtarak të Logjistikës në Fort Lee.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të dërguar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Në këtë kurs kanë marrë pjesë oficerë të ushtrive nga Kosova, Japonia, Egjipti, Brazili, Greqia, Jordania, Turqia, Arabia Saudite, Estonia dhe Letonia. Në mesin e përfaqësuesve të këtyre vendeve, kapiteni i FSK-së, Fatmir Lami shpallet oficeri më i mirë ndërkombëtar në  mesin e 13 oficerëve pjesëmarrës nga këto shtete të botës, ndërsa në nivel  të përgjithshëm prej 119 pjesëmarrësve, Fatmiri zuri vendin e shtatë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Më tej thuhet se pjesëtarët e FSK-së po tregohen të suksesshëm dhe më të mirët në të gjitha garat që po marrin pjesë.

“Edhe ky sukses tregon se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës janë shumë të përkushtuar dhe me motivim të lartë. Kudo ku ata po  marrin pjesë,  si në trajnime apo  stërvitje ushtarake nëpër  universitete ushtarake  jashtë vendit, po tregohen më të mirët, qoftë në gara  individuale, qoftë  në ato kolektive”, thuhej në këtë komunikatë.

Kapiteni Fatmir Lami ka diplomuar më 12 shtator në Universitetin Ushtarak për Logjistikë në Fort Lee, SHBA. Sipas FSK-së, ai është i gatshëm që përvojën e fituar në SHBA ta zbatojë në praktikë edhe në logjistikën e FSK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme