Karakteri etnik i përcaktimit të kufijve do ta zhbënte Pakon e Ahtisaarit

Paqartësi të shumta ka prodhuar tentativa e presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve, në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë. Ai refuzon të flasë për parimet dhe kriteret mbi të cilat synohet të zhvillohet ky ndryshim i mezhdave.

Në mungesë të një dokumenti të përbashkët të spektrit politik, ku do të vendoseshin qëllimet e Kosovës dhe vijat e kuqe në dialog janë paralajmëruar rreziqe të shumta në këtë proces. Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosja ka vijuar me takimet mobilizuese, në kundërshtim të idesë së presidentit për korrigjim kufijsh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Njohës të Kushtetutës kanë përmendur një varg rreziqesh që bart procesi eventual i rivizatimit të kufijve. Juristi Vigan Qorrolli ka theksuar se derisa flitet për rregullim kufijsh, askush në Kosovë “përveç presidentit Thaçi duket se nuk i di parimet mbi të cilat po zhvillohet ky ‘ndryshim kufijsh’”.

“Mbase nuk i ka të njohura as ai vetë. Z. Thaçi duhet t’i sqarojë parimet e këtyre negociatave, cilat janë kriteret mbi të cilat ai mbështetet, nëse vlen ai etnik, demografik, ekonomik, apo historik. Çka do të fitojë Kosova dhe çka do të humbë ajo? Çka është më kryesorja, cili kriter i së drejtës ndërkombëtare do të ndiqet”, ka thënë Qorrolli, i cili si fushë specializimi i ka kufijtë në të drejtën ndërkombëtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme