Karateja për herë të parë në Lojëra Olimpike, shpresë për kosovarët

Karateja, për herë të parë do të jetë në mesin e sporteve në Lojërat Olimpike verore në Olimpiadën e Tokyos më 2020.

Në debutimin e këtij sporti në ngjarjen më të madhe sportive në botë ëndërrojnë të jenë edhe karateistët kosovarë, Fortesa Orana, Herolind Nishevci, Alvin Karaqi dhe Orges Arifi.