Kasami: Fitorja e Lëvizjes BESA nis nga Tetova (FOTO/VIDEO)

Hapësira e rezervuar për prezantimin e kandidaturës së Billall Kasamit si Kandidat i Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës ka qenë e pamjaftueshme për numrin e madh të të pranishmëve.

“Tetova do të jetë shembulli i një qyteti ku mund të jetohet me dinjitet. Jam i nderuar që dega e Tetovës më dha besimin që të jem pjesë e kësaj gare që për mua do të jetë përgjegjësi dhe obligim që kam ndaj qytetit të lindjes, të cilit ia kam borxh që për të mirën e tij të sakrifikoj gjithçka nga vetja dhe të ofroj më të mirën”, ka thënë në prezantimin e tij si kandidat për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami.
Ai është shpreh i bindur në fitoren e Lëvizjes BESA, ngaqë sipas tij, do të dëshmohet aftësia e shqiptarëve për ta ndërtuar komunën e Tetovës.

Ai ka thënë se oferta e Lëvizjes BESA për tetovarët është e përpiluar me përpikëri, ndërsa programi është përgatitur nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtar./Sakte.net


https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1839141139460063/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme