Katër shqiptarë i prijnë listës së Zvicrës për Botëror

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka publikuar listën përfundimtare të 23 futbollistëve të ftuar për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Zvicra do të niset drejt Rusisë me 17 futbollistë të njëjtë që morën pjesë edhe në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Në këtë listë, do të jenë katër futbollistë me prejardhje shqiptare: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli e Valon Behrami.

Në listë mungon Admir Mehmedi që kishte pësuar lëndim kohë më parë.

Portierë: Roman Burki (Borussia Dortmund), Yvon Mvogo (Leipzig), Yann Sommer (Borussia Moenchengladbach)

Mbrojtës: Manuel Akanji (Borussia Dortmund), Johan Djourou (Antalyaspor), Nico Elvedi (Borussia Moenchengladbach), Michael Lang (Basel), Stephan Lichtsteiner (Juventus), Jacques-Francois Moubandje (Toulouse), Ricardo Rodriguez (AC Milan), Fabian Schaer (Deportivo La Coruna)

Mesfushorë: Valon Behrami (Udinese), Blerim Xhemajli (Bologna), Gelson Fernandes (Eintracht Frankfurt), Remo Freuler (Atalanta), Xherdan Shaqiri (Stoke), Granit Xhaka (Arsenal), Denis Zakaria (Borussia Moenchengladbach), Steven Zuber (Hoffenheim)

Sulmues: Josip Drmic (Borussia Moenchengladbach), Breel Embolo (Schalke), Mario Gavranovic (Dinamo Zagreb), Haris Seferovic (Benfica)

Lini Një Koment