Katër therje me thika në 24 orët e fundit – të gjithë të përfshirët janë të mitur

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh për ditën e djeshme, ka raportuar se në mbarë territorin e Kosovës janë regjistruar katër raste të therjeve me thika – në të gjitha rastet të përfshirë janë persona të mitur.

Rasti më i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Adem Jashari” (Stacioni i Autobusëve) në Pejë në orën.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur, mashkull K/Shqiptar, i cili pas një fjalosje kishte goditur në pjesën e shpinës tri herë me armë të ftohët-thikë viktimën e mitur mashkull K/Shqiptar. Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal – Pejë, ku pas tretmanit lirohet për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes 24 orë”, thuhet në raportin policor.

Në Suharekë, policia raporton se dje në orën 13:30, viktima mashkull K-Ashkali i mitur, aksidentalisht është lënduar me thikë kuzhine nga i dyshuari i mitur, vëllai i tij mashkull K-Ashkali.

Viktima me këtë rast është dërguar në tretman mjekësor.

Rasti tjetër është regjistruar në rrugën “Afrim Logja” në Prishtinë dje në orën 21:48.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se është sulmuar therur në shpinë me armë të ftohtë –thikë, nga i dyshuari i mitur në arrati mashkull K/Shqiptar. Viktima vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK. Me vendimin e prokurorit rasti mbetet në hetime”, thuhet në raport.

Kurse në Podujevë, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, dje në orën 17:45, raportohet se viktima e mitur mashkull K/Shqiptar është therur me armë të ftohtë –thikë në këmbën e majtë nga i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar.

“Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar në shtëpi. Me rastin është njoftuar punëtori i QPS-së. Arma e dyshuar-thika e përdorur në rast është sekuestruar. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit të shtetit për të mitur i dyshuari lirohet”, thotë Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme