Kelmendi: Nuk ka qenë vetëm grusht shtet, por edhe terrorizëm

Tentativa për grusht shtet që ndodhi të premten mbrëma në Turqi konsiderohet të ketë qenë e organizuar nga një organizatë terroriste dhe jo nga ushtria turke. Kështu ka thënë deputeti, Gëzim Kelmendi në Rubikon të KTV-së, ku insistoj që një gjendje e tillë ka qenë kundër Erdoganit dhe kurrsesi e organizuar nga vetë ai.

Kelmendi potencoi se presidenti turk nuk ka nevojë për puçe të tilla pasi siç thotë ai, ka mbështetjen e shumicës së popullit turk, transmeton Koha.net.

“Ai nuk ka nevojë për puçe të tilla, pasi ka mbështetjen e shumicës së popullit duke kujtuar që ka arritur të krijoj qeverinë pa koalicion. Atë natë ka qenë një grusht – shtet, ka qenë terrorizëm. Terrorizëm nuk është vetëm hedhja e bombave, por edhe shkelja e civilëve. Ajo natë ka nxjerr një hero, e hero është populli i Turqisë. Puçi është bërë nga organizata terroriste dhe kundër Erdoganit”, ka thënë Kelmendi.

Arrestimet që po bëhen në Turqi sipas Kelmendit janë masa të cilat presidenti turk është detyruar t’i marrë si rrjedhojë e vrasjes së civilëve gjatë puçit.

“Masat preventive që po merr Erdogani tash është si pasojë e përvojave të kaluara që ka pasur Turqia. Hipotezë e rrezikshme është të themi që Erdogani qëndron prapa puçit”, ka thënë ai.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë