Kendall Jenner mahnitëse në këtë imazh, shuan dyshimet për shtatzëni

Modelja e njohur Kendall Jenner vazhdon të befasojë të gjithë me parqitjet e saj.

Së fundi, ajo ka qenë pjesë e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve filmike “Golden Globe”, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, Kendall ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet e veshur me një fustan të zi, të hapur tek gjoksi.

Fotografia e saj është pëlqyer shumë nga ndjekësit duke marrë afero 3 milionë pëlqime dhe largoi dyshimet për një shtatzëni të mundshme sikurse disa prej motrave të saj.

Kujtojmë që Kendall është shumë e kërkuar nga bota e modelimit, ajo madje është fytyrë e shumë brendeve të njohura.