Këngëtari i famshëm arrestohet për abuzim seksual

Ylli i muzikës R&B, R. Kelly, është arrestuar në bazë të aktakuzës për abuzim seksual, për të cilin ai do të përgjigjet para gjykatës federale në Bruklin, transmeton Zeri.info.

Sipas burimeve të mediave në Çikago, atë e kanë arrestuar pjesëtarët e policisë së Nju Jorkut si dhe hetuesit e agjencisë federale për siguri të shtetit. Këta hetues në janar të këtij viti, ishin takuar me Faith Rodgers, njëra prej atyre femrave që e akuzojnë këngëtarin për abuzim seksual.

Rodgers e kishte paditur këngëtarin në gjykatën e Menhetenit në vitin 2018, duke pohuar se ai e kishte detyruar për seks abuzues dhe të dhimbshëm në një hotel të Nju Jorkut një vit më herët dhe me vetëdije e kishte infektuar me herres.

Ajo ka thënë se ka qenë viktimë e manipulimit të tij gjatë një lidhjeje njëvjeçare, ku vazhdimisht e ka mbyllur në dhomë dhe i ka hipur në shpinë si dënim që nuk e ka kënaqur seksualisht. “I kam besuar, por ai e ka tradhtuar atë besim.

Kur e kam kuptuar vlerën time, e kam ditur se ishte koha të largohesha. Kjo nuk është akuza e vetme kundër Kelly, pasi edhe katër femra tjera e kanë paditur për dhunim, përfshirë edhe të mitura.

Lini Një Koment