Keqpërdori kartelat bankare, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Obiliq pasi që dyshohet se ka keqpërdorur kartela bankare.

“Policia pas hetimeve të zhvilluara, ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, lidhur me keqpërdorimin e kartelave bankare”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti në procedurë të rregullt.

Lini Një Koment