Kërcënime me vdekje për ish–ministrin Gashi

Ish-ministri Dardan Gashi ka marrë kërcënime me jetë pas paraqitjes në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Sipas Gashit, për dhjetëra kërcënime direkte që i janë bërë, ai do t’i drejtohet policisë, derisa avokati i tij, Arianit Koci, ka bërë të ditur se është duke e bërë gati padinë për shpifje ndaj deputetit Gëzim Kelmendi, raporton KTV .

Deputeti akuzoi ish-Ministrin se kishte keqpërdorur rreth 30 milionë euro në mandatin e tij.
Arianit Koci, avokat i Dardan Gashit ka thënë se nga ajo që ka parë në emision, ka bazë të mjaftueshme për të ngritur padinë.

Deputeti Gëzim Kelmendi ka mohuar të ketë lidhje me kërcënimet, derisa i ka dënuar ato, ndërsa lidhur me padinë, ai shtoi se është bazuar në raportime të mediave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme