Kërcënohet Adem Grabovci, ja letra e cila i është lënë para derës së shtëpisë! (Foto+Dokument)

Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Adem Grabovci ka marrë një kërcënim nga disa persona ende të paidentifikuar.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për një letër kërcënuese, e cila i është lënë para derës, në ndërtesën ku jeton Grabovci, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.

Kërcënimi për zyrtarin e PDK-së lidhet me çështjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndër të tjera, aty thuhet se nëse kalon kjo çështje në Kuvend, atëherë do të sulmohet me zollë shtëpia e tij.  “Tokat tona i kemi mbrojt me gjak, mos i shit se kerset zolla në shpin tane”, thuhet në këtë shkrim.

Ndryshe, para dy dite, në ndërtesën ku banon Grabovci janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës, të cilët janë marrë me rastin në fjalë. /Indeksonline/

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë