Kërcënoi deputetët përmes facebook-ut, shkupjani përfundon me padi penale

Një shkupjan, përmes një postimi në Fejsbuk u është kërcënuar disa deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë duke ua rrezikuar sigurinë, por përfundoi me padi penale nga ana e organeve të rendit.

Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për shkak të postimit të shpërndarë nga ana e B.B. (49) nga Shkupi, me të cilin ka shkaktuar rrezikim të sigurisë së deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për shkak të përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik gjegjësisht përmes dyshimit për vepër të kryer penale sipas nenit 144 “Rrezikim i sigurisë” dhe sipas nenit 394-g “Përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik” nga Kodi penal i RM-së.

Me urdhër të Prokurorisë Publike Shkup B.B. dje është thirrur në bisedë zyrtare në komesariat, ndërsa janë sekuestruar edhe sende me qëllim të grumbullimit të dëshmive.

Pas dokumentimit të rastit, kundër B.B. do të ngrihet kallëzim penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme