Kërcënojnë veteranët e Dukagjinit: Ata që bënë fushatë ndaj luftës do të marrin përgjigjen

Degët e OVL’së në Dukagjin, sot kanë mbajtur një takim të përbashkët, pas gjendjes së krijuar së fundmi me publikimin e listave të veteranëve të rrejshëm, në mesin e të cilëve ka edhe luftëtarë të vërtetë.

Përmes një komunikatë, OVL e UÇK’së në Dukagjin kanë theksuar se me publikimin e këtyre listave është bvërë shkelje e të drejtave të njeriut dhe është shkelur dinjiteti i veteranëve të luftës.

Veteranët e Dukagjinit, nga Deçani, Peja, Gjakova dhe Istogu në takimin e sotëm thuhet të jenë marrë vesh për strategjinë e menaxhimit të situatës së krijuar.

“OVL UÇK, degët e Dukagjinit, kanë mbajtur takim të përbashkët për të analizuar gjendjen e krijuar në vend pas publikimit të listave të Prokurorisë së Shtetit në media. Duke konstatuar se me këtë rast janë shkelur të drejtat e njeriut dhe është shkelur dinjiteti i veteranit të luftës, degët Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog janë marë vesh për strategjinë e menaxhimit të situates”, thuhet në komunikatë.

Pwrfaqwsuesit e veteranwve tw Dukagjinit kanë deklaruar se të gjithë ata që në mënyrë të sinkronizuar ndërmorën fushatën kundër luftës çlirimtare do të marrin përgjegjësinë e merituar.

 

Lini Një Koment