Kërcënon Vuçiqi: Kosova e ka vetëm një faltore, Amerikën, Rusinë e Serbinë s’i llogarit

“Absolutisht jam i shokuar me faktin se BE nuk ka reaguar ndaj deklaratës së Hashim Thaçit se Kosova nuk do ta themelojë Asociacionin e Komunave serbe”, ka thënë sot Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se shpreson në reagimin e BE-së sot ose nesër dhe se nëse jo, e “e dimë si do të veprojmë”, është kërcënuar ai.

“Kemi pritur 24 orë që BE-ja të reagojë. Absolutisht jam shokuar që askush anojë fjalë s’e tha për dokumentin e nënshkruar në Bruksel zbatimin të cilit e ka garantuar BE. Nëse nuk vlen për shqiptarët e Kosovës, nuk di ç’mendojnë se me këtë të bisedojnë në ardhmen”, citon agjencia serbe e lajmeve Beta të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se kjo flet mjaft për peshën e situatën në të cilën gjendet Serbia.

“Shqiptarët kanë vetëm një faltore ku luten, ajo është SHBA-ja dhe nuk u ha pall për çdo gjë që thonë ose bëjnë kundër Rusisë e serbëve”, ka thënë Vuçiq.

Me rëndës për at është që misioni amerikan në OSBE të lavdërohet për aksionin kundër korrupsion, ka thënë Vuçiqi duke theksuar se ai k qenë aksion kundër korrupsioni aq sa për kundër korrupsion janë të orientuar Haradinaj e Thaçi.

“Për mua është më e rëndësishme dhe shumë indikative fakti pse heshtin gjermanët, anglezët, francezët dhe Brukseli . Në Bruksel atë dokument e kanë nënshkruar Thaçi e Daçiqi e në prani të Catherine Ashton. Nëse BE nuk është në gjendje ta garantojë marrëveshjen në hartimin e të cilës vetë ka marrë pjesë, le at thotë këtë e at dimë se marrëveshje s’e kanë asnjë fuqi juridike”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka përfunduar se pastaj edhe gjërat tjera do të zhvillohen në mënyrë tjetër.

Lini Një Koment