Kërkohet nga Zvicra/ Pranga në Maqedoni biznesmenit Saimir Taullau, rivalit të Aldo Bares

Është arrestuar në Maqedoni, lushnjari Saimir Taullau.

Në ngarkim të biznesmenit nga Lushnja mësohet se ka pasur një urdhër ndalimi nga autoritetet zviceriane, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sajmir Taullau njihet si person me precedentë të theksuar kriminale. Ai është dënuar disa herë për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike, por gjithmonë ka mundur të fitojë lirinë.

 

Taullau është në hasmëri me bandën e Aldo Bares dhe përplasjet mes dy familjeve kanë sjellë dhjetëra të vdekur.

 

Ai dyshohet nga policia se ka gisht në vrasjen e dy të rinjve, një vit më parë, Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit.

Mendohet që Taullau të ketë ndihmuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për të kryer këtë vrasje.

© SYRI.net