Këshilli NATO-Rusi diskuton sot për Ukrainën

Këshilli NATO-Rusi, kanali i vetëm aktual i dialogut mes Aleancës ushtarake dhe Rusisë, pritet të takohet sot në selinë e NATO-s në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur planet për takimin në fjalë gjatë samitit të Bashkimit Evropian.

“Ne do të diskutojmë lidhur me tema që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane dhe në veçanti lidhur me Ukrainën”, deklaroi dje Stoltenbergu pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Ndonëse nuk bëhet e ditur agjenda e bisedimeve, çështja e manovrave ushtarake ruse përgjatë krahut lindor të NATO’s mund të jetë një nga temat e diskutimeve.