Këshilli Shtetëror i Cilësisë jep sqarime për mos akreditim: Çdo ndërhyrje nga politika do ta denoncojmë në institucionet e drejtësisë

Këshilli Shtetëror i Cilësisë, përmes një komunikate dërguar mediave ka bërë një sqarim rreth vendimeve të fundit për mos akreditimin e universiteteve.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, vendimet e KShC -së janë në funksion të garantimit të cilësisë në arsim dhe mbrojtjes së familjeve dhe fëmijëve të tyre nga programe/institucione me cilësi të kontestueshme dhe larg standardeve evropiane.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Institucionet e Arsimit të Lartë nuk kanë marrë vlerësim pozitiv për akreditimin e universiteteve dhe se ato nuk do të mund të regjistrojnë studentë në vitin akademik 2019-2020. Prandaj, ato nuk do të mbyllen, por do t’i nënshtrohen sërish procesit të ri-akreditimit institucional.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë,  paralajmëron se çdo ndërhyrje e paligjshme nga politika do të denoncohet në institucionet e drejtësisë.

Njoftimi i plotë:

“Si anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ju drejtohemi me përgjegjësi, për informimin tuaj në lidhje me vendimet e marra nga KShC, më datën 15 korrik 2019.

Fillimisht, dëshirojmë t’ju njoftojmë se KShC është organ i vetëm për vendim-marrje dhe politikëbërje në çështjet e akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL-ve) dhe programeve të studimeve në Republikën e Kosovës, mandat ky i dhënë nga Ligji për Arsimin e Lartë.

Për më shumë, KShC është votuar nga Parlamenti i Kosovës, në Prill të vitit 2018, me 76 vota nga 120. Me këtë, Parlamenti i Kosovës, ka treguar përkushtimin e vet për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, dhe ka marrë rol aktiv pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që jashtëligjshëm kishte shkarkuar KShC-në paraprake, që rezultoi me përjashtim nga EQAR.


Këshilli Shtetëror i Cilësisë, përmes një komunikate dërguar mediave ka bërë një sqarim rreth vendimeve të fundit për mos akreditimin e universiteteve.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, vendimet e KShC -së janë në funksion të garantimit të cilësisë në arsim dhe mbrojtjes së familjeve dhe fëmijëve të tyre nga programe/institucione me cilësi të kontestueshme dhe larg standardeve evropiane.

#Investo SOT për tërë jetën! Zbritje ekskluzive

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Institucionet e Arsimit të Lartë nuk kanë marrë vlerësim pozitiv për akreditimin e universiteteve dhe se ato nuk do të mund të regjistrojnë studentë në vitin akademik 2019-2020. Prandaj, ato nuk do të mbyllen, por do t’i nënshtrohen sërish procesit të ri-akreditimit institucional, transmeton Telegrafi.Lexo po ashtu:ORCA: Nuk do të mbyllen universitetet e Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës

Këshilli Shtetëror i Cilësisë,  paralajmëron se çdo ndërhyrje e paligjshme nga politika do të denoncohet në institucionet e drejtësisë.

Njoftimi i plotë:

“Si anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ju drejtohemi me përgjegjësi, për informimin tuaj në lidhje me vendimet e marra nga KShC, më datën 15 korrik 2019.

Fillimisht, dëshirojmë t’ju njoftojmë se KShC është organ i vetëm për vendim-marrje dhe politikëbërje në çështjet e akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL-ve) dhe programeve të studimeve në Republikën e Kosovës, mandat ky i dhënë nga Ligji për Arsimin e Lartë.

Për më shumë, KShC është votuar nga Parlamenti i Kosovës, në Prill të vitit 2018, me 76 vota nga 120. Me këtë, Parlamenti i Kosovës, ka treguar përkushtimin e vet për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, dhe ka marrë rol aktiv pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që jashtëligjshëm kishte shkarkuar KShC-në paraprake, që rezultoi me përjashtim nga EQAR.

AKA ka një sërë standardesh të bazuara në European Standard Guidelines 2015 –Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë 2015, që synojnë garantimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë, konform standardeve evropiane.

Këto standarde përfshijnë akreditimin institucional të IAL-ve dhe programeve të studimit.

Në të parën janë 11 standarde (misioni publik dhe objektivat institucionale; planifikimi strategjik, qeverisja dhe administrimi; planifikimi dhe menaxhimi financiar; integriteti akademik, përgjegjësia dhe përgjegjësia publike; menaxhimi i cilësisë; mësimi dhe mësimdhënia; hulumtimi; stafi, proceset e punësimit dhe zhvillimi profesional; administrimi i studentëve dhe shërbimet mbështetëse; burimet e mësimit dhe objektet; dhe bashkëpunimi institucional), dhe të dytën janë 7 (misioni publik dhe objektivat institucionale; menaxhimi i cilësisë; stafi akademik; përmbajtja e procesit arsimor; studentët; hulumtimi; infrastruktura dhe burimet).

Këto standarde janë përcaktuar bashkërisht me AKA-në, IAL-të dhe ekspertët ndërkombëtar, përmes një procesi gjithëpërfshirës në hartimin e tyre. Mbi këtë bazë, KShC ka miratuar këto standarde në Korrik të vitit 2018. Qytetarë të nderuar: Vlerësimi i bazuar në këto standarde bëhet nga ekspertët ndërkombëtar. Ky është një proces transparent, IAL-të janë të informuara për çdo hap në vlerësimin institucional dhe/apo të programeve mbi këto standarde, dhe marrin pjesë në çdo fazë të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtar. KShC merr vendime mbi rekomandimet e ekspertëve sipas mandatit që ka dhe legjislacionit në fuqi. Ekspertët janë nga ENQA, miratuar nga KShC, ndërsa përzgjedhja e ekspertëve për vlerësim të IAL-ve dhe programe të studimeve, është përgjegjësi e drejtorit dhe stafit të AKA-së. Përzgjedhjen e ekspertëve për IAL-të dhe programet e ka bërë AKA.

KShC është e shqetësuar për manipulimin e opinionit publik dhe përdorimin e vendimeve të KShC-së për lojë politike.

Vendimet e KShC-së janë në funksion të garantimit të cilësisë në arsim dhe mbrojtjes së familjeve dhe fëmijëve të tyre nga programe/institucione me cilësi të kontestueshme dhe larg standardeve evropiane. KShC garanton qasje të studentëve në arsim cilësor dhe premtues për zhvillim shoqëror në Kosovë, të krahasueshëm me vendet evropiane. Jemi të përkushtuar të rezistojmë ndaj çdo ndërhyrje në pavarësinë e AKA-së dhe vendim-marrjen e KShC-së.

Çdo ndërhyrje të paligjshme nga politika do t’i denoncojmë në institucionet e drejtësisë.

IAL-të që nuk kanë marr vlerësim pozitiv për akreditim, nuk do të mund të regjistrojnë studentë në vitin akademik 2019-2020. Prandaj, ato nuk do të mbyllen, por do t’i nënshtrohen sërish procesit të re-akreditimit institucional.

Studentët aktual vazhdojnë studimet në programet e akredituara. Shpresojmë se këto vendime do të ofrojnë bazë për reflektim dhe veprim të IAL-ve për përmbushjen e standardeve për akreditim”, thuhet në njoftimin e KShc-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme