Kështu duket Shkupi i mbytur në smog i fotografuar me dron

Nga fotografia e bërë nga Donçe Ilijoski mund të shihet se më shumë sesa nga mjegulla, Shkupi është pushtuar nga smogu.

Njësitë matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor edhe pasditen e djeshme treguan ndotje alarmante të ajrit me prani të  grimcave PM10 shumëfish mbi atë të lejuar sipas standardeve ndërkombëtare. Qyteti i dytë më i ndotur pas Shkupit edhe dje ishte Kumanova.