Këta ish udhëheqës të UÇK’së janë në Listën e Zezë të SHBA-së (Dokument)

Departamenti Amerikan i Financave, zyra për kontrollin e aseteve të jashtëm, e ka azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota.
Në këtë listë janë përfshirë edhe disa zyrtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lista e ashtuquajtur e zezë është freskuar sot, më 3 shkurt, transmeton lajmi.net.

Në këtë listë është përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, kasapi nga Kosova që po lufton në radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak.

Përveç kësaj, aty ka mbetur edhe kryetari i Nismës për Kosovën, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Befasisht, në listën e zezë të Amerikës gjendet edhe kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Naser Kelmendi bashkë me djemtë e tij është po ashtu në listë. Ai po gjykohet për krim të organizuar në Bosnjë dhe Kosovë.

Sa u përket serbëve, çuditërisht në këtë listë të freskuar gjendet ende emri i Sllobodan Millosheviqit edhe pse ka vite që ka vdekur në burgun e Hagës.

Aty është edhe Millorad Dodik, kryetari Republikës Serbe të Bosnjës. Marko Jakshiq po ashtu është në listë.

Deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në listën e zezë janë edhe Daut Haradinaj e Rexhep Selimi. Aty është edhe Rrustem Mustafa-Remi, ish deputet i PDK-së.

Edhe Sami Lushtaku është aty

Më poshtë ua sjellim disa nga emrat e njohur të shqiptarëve në listën e zezë të Amerikës:

Ramiz Lladrovci

Naser Kelmendi

Lavdrim Muxhaeri

Haradin Bala

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Sami lushtaku

Isak Musliu

Jonuz Musliu

Shefqet Musliu

Rrustem Mustafa

Rexhep Selimi

Azem Syla

Emrush Xhemajli

Sami Ukshini