Këta janë stilistët e famshëm të modës që nuk ju bënë asnjëherë ‘yje’ të showbizzit

Shpeshherë kemi dëgjuar për markat e famshme të modës, madje edhe i kemi veshur ato, por shumica prej nesh nuk ia kemi idenë se si mund të duken njerëzit e famshëm të cilët i dizajnojnë ato.


Tani po ua sjellim disa nga fotografitë dhe historitë e stilistëve të famshëm të botës së modës, të cilët nganjëherë është shumë e vështirë t’i dallosh nga kalimtarët e zakonshëm.

1. Tommy Hilfiger, 67 vjeçar

Hilfiger hapi dyqanin e tij të parë të veshjeve kur ishte vetëm 20 vjeç, por falimentoi pas pesë vitesh. Ai më pas u transferua në New York, ku punoi për disa shtëpi të modës, dhe në moshën 28 vjeçare themeloi kompaninë e tij për dizajnim të veshjeve “Tommy Hill”. Pas gjashtë vitesh, me mbështetjen e sponzorizuesve, ai themeloi korporatën “Tommy Hilfiger “, e cila së shpejti u bë një nga markat më të famshme të veshjeve në botë.

2. Miuccia Prada, 69 vjeçare

Mbesa e vogël e Mario Pradas mori përsipër administrimin e biznesit të mallrave luksoze në pronësi të familjes kur ishte 29 vjeç. edhe pse në moshë të re ajo dëshironte të bëhej pantomimë në Teatrin Pikolo, madje edhe interpretoi në të për disa vite. Në moshën dyzet vjeçare, ajo dizajnoi dhe prezantoi koleksionin e sajë të parë të veshjeve të grave, dhe pesë vite më vonë filloi prodhimin e veshjeve për burra. Në vitin 2014 Prada hyri në listën e Forbes të grave më me ndikim në botë.

3. Calvin Klein, 76 vjeçar

Në moshë të re Calvin punonte në shtëpi të ndryshme të modës në New York dhe herë pas here edhe si artist  rruge. Në moshën 26 vjeç, me mikun e tij të fëmijërisë Bari Schwartz  ai themeloi kompaninë “Calvin Klein” në New York, e specializuar për veshje burrash, dhe më vonë filloi të krijojë edhe veshje për gratë

4. Manolo Blahnik, 76 vjeçar

Manolo e filloi karierën e tij në moshën 28 vjeçare në Londër, kur filloi të shkruante një kolumne mbi këpucët e grave në revistën prestigjioze “Vogue”. Një vit më vonë, ai vendosi të hapë një dyqan të këpucëve të markës së tij personale. Në moshën 32 vjeçare  Manolo u bë njeriu i dytë në histori që u shfaq ndonjëherë në kopertinën e revistës Vogue. Këpucët e tij janë cilësuar me pesë yje në serialin “Seksi dhe Qyteti” .

5. Roberto Cavalli, 78 vjeçar

Cavalli në moshë të re mësonte teknikën e qëndisjes me duar  e cila e magjepsi  atë aq shumë sa që shpejt vendosi t’i ndalojë studimet dhe të fillojë të qëndisë veshje të femrave, biznesi i tij përparoi ngadalë por sigurt.. Në moshën 32 vjeçare Cavalli prezantoi me sukses koleksionin e tij të parë në sallonin “Pret-a-Porte” në Paris. Ai shumë shpejt hapi një butik të modës në Saint Tropez të Francës, dhe bëri markën e tij të modës.

6. Kenzo Takada, 80 vjeçar

Sapo u diplomua në shkollën e modës në Tokio, 25 vjeçari Kenzo vendosi të shkojë në Paris. Pas gjashtë vitesh, ai bëri ekspozitën e tij të parë në galerinë “Vivijen”, dhe një nga modelet e tij u shfaq në faqen e parë të “El Magazine”. Kur i mbushi 44 vjet Kenzo prezantoi koleksionin e tij të parë për burra, dhe pesë vjet më vonë ai prezantoi një linjë parfumesh të grave nën markën e tij “Kenzo”.

7. Luciano Benetton, 83 vjeçar

Babai i Benettonit drejtonte një biznes të vogël por pas vdekjes së tij  Luciano u desh ta braktiste  shkollën në moshë 14 vjeçare,  dhe të fillonte të punonte në një dyqan veshjesh. Ai shpejt kurseu para për të blerë një makinë për thurjen e rrobave dhe bëri koleksionin e parë të trikove shumëngjyrësh  të cilat patën sukses në kuptimin financiarë. Në moshën 30 vjeçare  Luciano së bashku me motrën e tij Julian dhe dy vëllezërit, Karl dhe Gilbert  themeluan grupin Benetton.

8. Paco Rabanne, 85 vjeçar

Rabanne filloi karrierën e tij në botën e modës duke bërë bizhuteri për shtëpitë e modës Givenchy, Dior dhe Balenciaga. Në moshën 32 vjeçare, Rabanne në Paris prezantoi koleksionin e tij të parë të veshjeve nga letra, plastika dhe metali, e cila ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën. Në moshën 34 vjeç, ai themeloi shtëpinë e tij të modës.

9.Pierre Cardin, 96 vjeçar

Në moshën 14 vjeçare, Pierre filloi të punojë si zanatli  në një rrobaqepësi, duke mësuar bazat e rrobaqepësisë. Ai shpejt u largua nga shtëpia e prindërve të tij për të punuar në një rrobaqepësi të qytetit Vichy ku filloi të qep rrobat e grave. Në moshën 24-vjeçare Pierre u bë shef i atelesë së Christian Dior , dhe tre vjet më vonë themeloi shtëpinë e tij të modës e cila shpejt fitoi famën në mbarë botërore.

Lini Një Koment