Këta janë tre këngëtarët e njohur që dyshohen për zjarrëvënien në veturën e Florit (Foto)

Zjarri që iu vu makinës së Flori Mumajesit ishte i qëllimshëm. Në këtë përfundim doli policia pas hetimit të bërë në vendngjarje, si dhe pas publikimit të videos ku duket një burrë që shkon e i vë Þakën makinës, në parkingun e pallatit ku ndodhet studioja e Threedots.

Policia tani ka përcaktuar disa të dyshuar, mes tyre tre kolegë të kantautorit. Sipas “Panoramës”, po hetohen tre këngëtarë me të cilët Flori ka pasur konflikt. Njëri është Stine, me të cilin Mumajesi pati një sherr fizik vitin e kaluar, pas 耥nales së “Këngës Magjike”.

Dy të tjerët janë Endri dhe Stefi, të cilët ditët e fundit kanë pasur një kon貽ikt publik për çështje të muzikës, duke e kritikuar për stilin tallava që Mumajesi ndërthur në këngët e tij, duke e akuzuar edhe për vjedhje. Gjithashtu policia po heton edhe pistën e konkurrencës në biznes.

Ngjarja ndodhi një ditë përpara se kantautori të publikonte “Nallane 2”. Vetë Flori, i marrë në pyetje nga policia, nuk ka mundur të japë ndonjë emër.

Image result for stine

Related image