Këtë javë temperaturat bien nën zero

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka folur për motin që do të mbretërojë në Kosovë këto ditë.

Tahirsylaj parashikon ulje të temperaturave gjatë ditëve në vazhdim.

“Për shkak te erërave të forta të cilat janë krijuar edhe në vendin tonë, gjatë ditëve në vazhdim temperaturat minimale do të arrijnë deri në 1 gradë celsius në ultësira ndërsa në vendet kodrinore deri në minus 1 gradë celsius”, tha Sylë Tahirsylaj.

Ndërsa, për temperaturat maksimale, eksperti tha se ato do të shkojnë nga 11 deri në 15 gradë.

Sipas parashikimit të Tahirsylajt, temperaturat do të ngritën përsëri nga dita e premte.

“Nga fundi i javës do të kemi ngritje të temperaturave minimale dhe maksimale”, shtoi ai.

Po ashtu, Tahirsylaj theksoi se si rezultat i ndryshimit të temperaturave dhe avullimit të tokës do të mund të dëmtohet sektori i bujqësisë me mundësi të vogla mbrojtëse.

“Mirëpo do të tejkalohet edhe kjo situatë”, ka thënë ai.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme